Spanja ua mbyll derën qytetarëve të Kosovës, kryediplomati spanjoll: S’e njohim Kosovën, s’ia njohim pasaportën

Aktuale

Spanja ua mbyll derën qytetarëve të Kosovës, kryediplomati spanjoll: S’e njohim Kosovën, s’ia njohim pasaportën

Më: 22 prill 2023 Në ora: 20:52
Jose Manuel Albares

Shefi i diplomacisë spanjolle, Jose Manuel Albares ka konfirmuar deklarimin e bërë nga Brukseli se Spanja është i vetmi vend ku kosovarët s’do të mund të lëvizin lirshëm edhe përkundër liberalizimit të vizave.

Albares pas takimit që ka pasur me shefen e diplomacisë gjermane të premten në Berlin, ka thënë se Spanja ka politikën e saj mos-njohëse ndaj Kosovës dhe kjo gjë përfshinë edhe mosnjohjen e pasaportave, shkruan “ara.cat”.

“Spanja ka politikën e saj mos-njohëse ndaj Kosovës dhe kjo përfshinë edhe mosnjohjen e pasaportës kosovare, siç e kemi bërë në mënyrë konstante deri tani”, ka thënë Albares.

Pas një pritje disa vjeçare, kosovarët nga 1 janari 2024 do të mund të lëvizin pa viza në të gjitha shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat