Kurti ka një kërkesë për Ekipin Menaxhues që do ta shkruajë statutin e Asociacionit

Aktuale

Kurti ka një kërkesë për Ekipin Menaxhues që do ta shkruajë statutin e Asociacionit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 18:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ekipi Menaxhues që do ta shkruajë draftin e Asociacionit nuk i është përgjigjur asnjëherë thirrjeve të institucioneve të Kosovës.

Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë anëtar në këtë ekip, duke shtuar se ekipi edhe punën e ka jo aq të njohur.

“Ministri im, pra ai i Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka bërë ftesë për takim këtyre, mirëpo ata nuk janë përgjigjur asnjëherë. Ai ekip menaxhues edhe statusin edhe punën e ka jo aq të njohur, megjithatë ky ka qenë qëndrimi i ndërmjetësimit. Ndërsa, unë si kryeministër i Kosovës kujdesem për kushtetutshmëri, ligjshmëri dhe që gjithçka të jetë në funksion me qëllimet dhe parimet tona”, tha ai.

Kurti përsëriti së në takimin e Ohrit ka ofruar që vetë ai ta shkruajë draftin e Asociacionit, por se ndërmjetësit s’kanë pranuar.

“Në takimin e Ohrit të datës 20 mars, kam ofruar që të shkruaj unë draft-statutin e Asociacionit, por me ato tri shtyllat parimore që duhet të pranohen paraprakisht. Një gjë e tillë u refuzua dhe mua m’u tha nga ndërmjetësit se këtë duhet ta bëjë ekipi menaxhues si pasojë e marrëveshjeve të mëhershme në dialogun e Brukselit në ato vitet para një dekade”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat