​Haradinaj: Kurti është shef i të korruptuarve, krijoi model të veçantë të korrupsionit

Aktuale

​Haradinaj: Kurti është shef i të korruptuarve, krijoi model të veçantë të korrupsionit

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:48
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e quajti shef të të korruptuarve kryeministrin Albin Kurti.

Në seancën e sotme plenare, ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në KEK, Haradinaj tha se Kurti ka krijuar një model të veçantë të korrupsionit, siç e quajti ai “lidhje e shkurt korruptive duke emëruar dosta në pozita publike”.

Haradinaj: Albin Kurti është shef i të korruptuarve, krijoi model të veçantë të korrupsionit

“Po flasim për një model të veçantë, modeli i korrupsionit të Lëvizjes Vetëvendosje njihet dhe quhet lidhje e shkurt korruptive. Si ndodh kjo, kur një bord ku ka shumë interesa financiare vendosën dostat e vendimmarrësve, kryeministrit që personalisht i ka intervistuar këtë. Ju lutem kuptoni pak pse kryeministri del në foltore e mbron dostin dhe jo prokurorin. Kuptoni pak, vendimmarrësit e tyre e kanë përcaktim lidhjen e shkurt si model të korrupsionit. Albin Kurti personalisht ka intervistuar deri të anëtarët e bordit të ujësjellësve...Ju mundeni me thënë që Albin Kurti nuk është i korruptuar, ai është shefi i të korruptuarve, krijuesi i modelit të korrupsionit, lidhja e shkurt-dostat”, tha ai.

Haradinaj, duke kritikuar ekzekutivin përmendi edhe rastin e tij sa ka qenë kryeministër me ish-prokurorin Elez Blakaj.

Haradinaj: Njëherë për një prokuror e kanë ngritur një vend në këmbë

“Për njërin prokuror njëherë, kryeministri i tashëm e ka ngritur në këmbë një vend vetëm për faktin se atij i është kërkuar një raport për një material që e ka marrë në kryeministri. Pra për dosjen e veteranëve, këta ministra dhe deputetë që janë këtu kanë dal në anën e prokurorët. Kurse tani nuk munden me dal kundër dostat, pro dalin kundër prokurorit”, shtoi ai.

Ndërkohë, ai pati një polemikë në distancë edhe me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Haradinaj: Respektoni pozitën e juaj

“E nderuar ministre nëse keni diçka për të thënë e keni foltoren kur të keni radhën ven këtu. Respektoni pak pozitën e juaj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat