Ymeri për pozitën dhe opozitën: Interesante, asnjëra palë nuk e mohonte se ka vjedhur

Aktuale

Ymeri për pozitën dhe opozitën: Interesante, asnjëra palë nuk e mohonte se ka vjedhur

Më: 26 prill 2023 Në ora: 23:54
Visar Ymeri

Debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës shkaktoi akuza e kundërakuza ndërmjet pozitës dhe opozitës, sa i përket keqpërdorimeve në KEK.

Interesante, sipas Visar Ymerit, ishte se asnjëra palë nuk i mohonin akuzat ndaj tyre.

Ai në Debat Plus, tha se pozita dhe opozita akuzonin njëra-tjetrën, por nuk thonin se vetë nuk kanë vjedhur.

“Asnjëra nga palët nuk thonin se ne nuk vjedhim. Krejt argumentimi ka qenë se ju vjedhni më shumë. Opozita thoshte se si po vjedh pushteti, Martin Berisha, Nagip Krasniqi. Pastaj pushteti nuk thonin se janë të pafajshëm, thonin se ju keni vjedhur 20 vjet. Mund të jetë e vërtetë, por çfarë nëse të dyjat janë të vërteta”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat