Lajçak takon kryediplomatin grek, në fokus të diskutimit dialogu Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak takon kryediplomatin grek, në fokus të diskutimit dialogu Kosovë-Serbi

Më: 28 prill 2023 Në ora: 09:18
I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Mirosllav Lajçak

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Mirosllav Lajçak, ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, për interesimin e treguar për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e përpjekjeve të bashkuara të BE-së në rajonin Ballkanik.

Lajçak dhe Dendias u takuan dje, ku folën për progresin e dialogut Kosovë-Serbi dhe perspektivën evropiane.

Greqia së fundmi mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke abstenuar gjatë votimit.

Shteti helen po ashtu ka mbështetur gjithnjë përpjekjet e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, duke bërë thirrje që palët t’i afrohen marrëveshjes përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat