Rrënjët shqiptare - Qytetari nga Klina ndërron mbiemrin, nga “Ademi” në “Iliri”

Aktuale

Rrënjët shqiptare - Qytetari nga Klina ndërron mbiemrin, nga “Ademi” në “Iliri”

Nga: M.L. Më: 4 maj 2023 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Identiteti përbën një nga elementet kryesore në jetën e njeriut.

Jeta nis me vendosjen e emrit, derisa mbiemri tregon gjenezën familjare të të porsalindurit.

Trojet shqiptare, për shekuj me radhë kanë qenë të pushtuara nga pushtues të ndryshëm, ndërsa gjurmë më të thella kanë lënë edhe pushtuesi turk dhe ai serb.

Kjo për fat të keq ka ndikuar edhe në emrat e mbiemrat e shqiptarëve. Tek ne në Kosovë kanë dominuar emrat edhe mbiemrat turk.

Por, ka qytetarë të cilët nuk pajtohen me emrat dhe mbiemrat e trashëguar dhe vendosin që të ndërrojnë.

I tillë është edhe qytetari nga Klina me emrin Labinot, i cili mbiemrin “Ademi” e ka ndryshuar në “Iliri”.

Pra, tashmë ai nuk do të quhet Labinot Ademi por Labinot Iliri.

Letërnjoftimi i tij i ri është publikuar në rrjetet sociale, ndërsa për veprimin ky qytetar ka marr shumë përgëzime. Kjo është një dëshmi se shqiptarët e vërtetë nuk harrojnë prej nga erdhën!

Postimi në rrjetet sociale:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat