Anulohet gjykimi për Pjetër Shalën, fillon më 19 maj

Aktuale

Anulohet gjykimi për Pjetër Shalën, fillon më 19 maj

Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:48
Pjetër Shala

Gjykimi për ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalën, do të fillojë më 19 maj.

Gjykata Speciale, në një njoftim të lëshuar për media, ka bërë të ditur se sot nuk është mbajtur gjykimi për të dhe është shtyrë deri më 19 maj, më 09:30.

Sipas Speciales, gjykimi ndaj tij nuk do të mbahet as nesër.

“Pas urdhrit verbal të trupit gjykues, gjykimi ndaj Pjetër Shalës është shtyrë për sot dhe seanca e caktuar për nesër (5 maj) është anuluar.

Gjykimi do të rifillojë ditën e premte, më 19 maj, në orën 09:30”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat