Ngritet aktakuza e parë ndaj një serbi për Masakrën e Reçakut

Aktuale

Ngritet aktakuza e parë ndaj një serbi për Masakrën e Reçakut

Më: 4 maj 2023 Në ora: 20:20
Masakra e Reçakut

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzën e parë pas 24 viteve ndaj një personi të dyshuar për përfshirje në Masakrën e Reçakut ka raportuar Radio Televizioni i Kosovës, ngjarje kjo e cila ishte vendimtare për intervenimin humanitar ushtarak të Aleancës së Altanikut të Veriut kundër gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës nga armata serbo-jugosllave.

Këtë të enjte Prokuroria ka paraqitur aktakuzën e parë ndaj të dyshuarit Ç.A për krime kundër popullatës civile. Prokurorja në Prokurorinë Speciale Habibe Salihi për RTK–në ka thënë se hetime për aktakuzë që do të jetë e para për këtë aktakuzë nisën më 2019. Fillimisht për djegie të shtëpive por që rezultuan me hetime për vrasje.

Prokurorja tha se kanë dëshmitar që ka parë personalisht të akuzuarin në fshatin Reçak të Shtimes dhe ky i fundit i ka drejtuar armën. I akuzuari, tha prokurorja, është njoftuar për aktakuzën por që ende nuk i është përgjigjur.

Image
Dokumenti

Kemi siguruar adresën e tij. I njëjti jeton në Serbi. Kemi dërguar ftesë përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Por, duke pasur parasysh raportet që kemi me Serbinë nuk ka ardhë. Kemi dëshmitarë të mjaftueshëm që i njëjti ka marrë pjesë në vrasjen e 8 personave”.

Në aktakuzë thuhet se personi Ç.A më 15 janar në vitin 1999 në fshatin Reçak ka shkaktuar vuajtje të mëdha. Mes tjerash, edhe në muajin prill i njëjti në bashkëveprim me persona të tjerë kriminalë kishin urdhëruar dëbimin e banorëve, djegie të shtëpive dhe vrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat