Samiti për Demokraci e dialogu me Serbinë, Osmani i çon në SHBA dy zyrtare nga zyra e saj

Aktuale

Samiti për Demokraci e dialogu me Serbinë, Osmani i çon në SHBA dy zyrtare nga zyra e saj

Më: 9 maj 2023 Në ora: 13:20
Dy zyrtare nga Presidenca e Kosovës po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dy zyrtare nga Presidenca e Kosovës po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëvëndësshefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj dhe këshilltarja politike Donika Kadaj Bujupi kanë takuar sot Këshilltarin e lartë në Zyrën për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Paul Pfeuffer, dhe Zyrtaren e Departamentit të Shtetit Amerikan në Deskun për Kosovën, Anne Morrison.

Siç ka njoftuar presidenca, në këtë takim është folur për zhvillimet ef undit në Kosovë dhe rreth Samitit për Demokraci.

Gjithashtu është prekur edhe tema e dialogut me Serbinë dhe mundëistë për avancimin e raporteve bilaterale.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, me fokus të veçantë në sukseset e Kosovës në kuadër të Samitit për Demokraci, si dhe arritjet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe avancimin e vazhdueshëm të demokracisë. Palët diskutuan edhe për zhvillimet më të fundit në procesin e dialogut, si dhe mundësitë e shumta për avancim të mëtejmë të raporteve bilaterale”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat