“U ardh sëmundja prej Zotit”, polici i Kosovës ka një kërkesë për QKUK-në

Aktuale

“U ardh sëmundja prej Zotit”, polici i Kosovës ka një kërkesë për QKUK-në

Më: 10 maj 2023 Në ora: 18:58
Shemsi Hoti

Shemsi Hoti nga Mitrovica, polic i Republikës së Kosovës, tash e një kohë i është detyruar pushimi i padëshiruar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Në janar, kam hyrë në vitin e 20 të policisë, me 12 janar. Kam punu edhe në Prishtinë një kohë, por krejt kohën tjetër kam punu në Mitrovicë. Për shkak të shëndetit, mjekët ma patën preferuar një detyre që mos me pasë kontakt me njerëz, sepse ne policia kemi punë më shumë nëpër rrugë e me njerëz, prandaj 10 vite kam punuar në Cernushë te antenat dhe nuk kam pasur kontakt me askënd hiç. Kam pasur pikën time dhe ajri i pastër më ka ndihmuar shumë dhe nuk kam pasur probleme aspak.Prej vitit të kaluar e kanë mbyllë atë pikën në Cernushë për shkak se duan ta menaxhojnë me kamera dhe kemi ardhur në Mitrovicë në stacion të jugut. Probleme shëndetësore kam prej vitit 2014. Njëherë kam pasur prolem me Zemër, e kam aurtën e zemrës të zgjeruar, kurse nga viti 2019, kam problem me filgjanin e kukës në anën e majt, ku kam pasur dhimbje të mëdha dhe nuk kam mundur të punojë”, rrëfen Hoti.

Ani pse me këtë sëmundje, ai asnjëherë nuk kishte dëshirë largimin nga uniforma, për të cilën shërben tash e 20 vite.

Nga dhjetori i vitit të kaluar, ai është në pushim mjekësor, dhe për t’u shëruar, atij i duhet vetëm operim, i cili është shtyrë tash e një kohë të gjatë, e gjithë kjo bga mungesa e protezave në QKUK.

“Këtu në spitalin e Mitrovicës nuk ka proteza dhe mua më kanë thënë që krejt protezën e kukës me e ndërru, jo vetëm filgjani dhe nuk ka. Kam qenë edhe në QKUK në Prishtinë, ku kam shku me pyet dhe atje ka proteza, por pritja është shumë e madhe, sa që më kanë thënë se prej 2018-tës janë duke pritur njerëzit për operime”, tregon Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat