Demaliaj i ashpër me pjesëtarët e FARK-ut

Aktuale

Demaliaj i ashpër me pjesëtarët e FARK-ut

Më: 10 maj 2023 Në ora: 21:54
Shkumbin Demaliaj dhe ish-ushtari i FARK-ut

Ish ushtari i UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është përplasur me anëtarët e FARK-ut në studion e emisionin Pressing në T7.

Ai i ka pyetur ata se sa ditë kanë qenë në vija të frontit gjatë gjithë luftës dhe sa beteja kanë. Po ashtu ai ka shtuar se anëtarët e FARK-ut kanë përfituar nga lufta.

“Pyetni sa ditë kanë qenë në vijat e frontit. Kënd e kanë pasur shef të shtabit. Këta thonë se kanë pasur shefa të shtabit e ministra, por ku kanë qenë ata. Nuk ekzistojnë ata njerëz në terren të betohem. Beteja nuk kanë asnjë. Zhurmë sa të duash. Propagandën e kanë pasur supersonike. Kanë qenë të përgatitur në këtë aspekt”, tha ai.

“Këta kanë qenë përfitues, vetëm përfitues, secili prej tyre. Kanë marrë para. Fatkeqësisht kjo është e vëreta. Të gjitha dokumentet i posedoj”, shtoi Demaliaj.

Demaliaj po ashtu tha se është e pakuptueshme se si anëtarët e FARK-ut po dalin tani nëpër studio e po nxisin debat në kohën kur ish krerët e UÇK-së po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat