Osmani: Të gjithë jemi përgjegjës për të mbrojtur tokën

Aktuale

Osmani: Të gjithë jemi përgjegjës për të mbrojtur tokën

Më: 11 maj 2023 Në ora: 18:23
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani ka qenë pjesë e një ligjerate në Universitetin e Harvardit, ku u diskutua për ndryshimet klimatike.

Ajo në fjalimin e saj tha se duhet të veprohet tani për ta mbrojtur planetin tokë.

“Kjo bie mbi të gjithë ne, individualisht dhe kolektivisht. Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të mbrojtur burimet natyrore që na mbështesin dhe për të siguruar që ato të mbeten të qëndrueshme për brezat e ardhshëm”, tha ajo.

E para e vendit theksoi se në këtë drejtim vendet e vogla duhet ta kenë ndihmën e vendeve të mëdha.

“Për të trajtuar pasojat tashmë serioze të ndryshimeve klimatike, për të lehtësuar tranzicionin e energjisë së pastër, për të mundësuar transferimin e njohurive dhe teknologjisë, për të financuar dhe mbështetur veprimet klimatike, vendet më të vogla do të kenë nevojë për ndihmën e kombeve më të mëdha. Duke i shtrirë dorën e ndihmës atyre në nevojë, ata do të përfundojnë gjithashtu duke ndihmuar veten”, theksoi ai.

Vjosa Osmani, gjatë ditës është takuar edhe me disa senatorë amerkanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat