​Mahmuti: Koha të zhvishet qëllimi i vërtetë i heqjes emrin Hasan Prishtina

Aktuale

​Mahmuti: Koha të zhvishet qëllimi i vërtetë i heqjes emrin Hasan Prishtina

Më: 12 maj 2023 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Politolog Bardhyl Mahmuti ka mbështetur të gjithë ata që kanë dal kundër iniciativës tejet të dëmshme dhe shumë të rrezikshme për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga emërtimi i Universitetit të Prishtinës.

Ai ka shkruar se përpjekjet që nëpërmjet ndryshimeve të statutit të Universitetit të Prishtinës t’i hiqet “Hasan Prishtina” nga emërtimi i tij me arsyetim se gjoja krijon pasaktësi për shkak se një universitet i krijuar nga strukturat kriminale të instaluara në qytetin e Mitrovicës nga Sllobodan Millosheviqi mban emrin “Universiteti i Prishtinës” është absurdi më i madh që ka prodhuar ndonjëherë udhëheqja e institucionit më të lartë arsimorë në Kosovë.

Në vend të mobilizimit të gjithanshëm të institucioneve shtetërore dhe universitare për delegjitimimin e plotë të universitetit ilegal në veri të vendit, del propozimi që nga emërtimi i Universitetit të Prishtinës Hasan Pishtina të hiqet emri i njërës nga figurat më të shquara të historisë kombëtare shqiptare, që është sinonim i shtetësisë sonë.

Nuk e di se ku i ka rrënjët kjo ide e mbrapsht dhe nuk dëshiroj të lëshohem në hipoteza. Mirëpo, nëse lëshojmë pe ndaj iniciativës që të heqim emrin e Hasan Prishtinës, personalitetit kombëtar që mishëron luftën për pavarësi të trojeve shqiptare, nuk duhet të habitemi kur njerëz të të njëjtës logjikë të propozojnë heqjen nga Kushtetuta e Kosovës të fjalës pavarësi, me arsyetim se gjoja “krijon pasaktësi për shkak se në Preambulën e Kushtetutës së Serbisë, Kosova është pjesë e atij shteti”! Është koha të zhvishet qëllimi i vërtetë i nismës së lartpërmendur dhe të pamundësohet realizimi i saj. Unë mbështes Fondacionin “Hasan Prishtina”, kuadrin pedagogjik dhe studentët e këtij universiteti që kanë dalë kundër iniciativës tejet të dëmshme dhe shumë të rrezikshme për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga emërtimi i Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat