Rohde: Nuk mjafton një version, Kosova ka obligim hartimin e draft-statutit për Asociacionin

Aktuale

Rohde: Nuk mjafton një version, Kosova ka obligim hartimin e draft-statutit për Asociacionin

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:50
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se Kosova ka obligim që ta hartojë draftin për Asociacionin, e se një version i tij nuk është i mjaftueshëm.

I pyetur se kush do të mund ta hartonte draftin më të mirë, Rhode tha se është vetë Kosova ajo që mund ta bëjë këtë.

“Është përgjigje e thjeshtë. Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode, pas takimit me anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ndërsa, i pyetur për kompaninë Visametric, e cila i obligon qytetarët të paguajnë 30 euro për kthimin e pasaportës, Rhode nuk dha koment.

Ai po ashtu nuk u përgjigj nëse duhet t’i merret licenca kësaj kompanie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat