Azemi: Pjesa më e varfër në vend janë punëtorët e sektorit privat

Aktuale

Azemi: Pjesa më e varfër në vend janë punëtorët e sektorit privat

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:37
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se pjesa më e varfër në vend janë punëtoret e sektorit privat.

“Pjesa e varfër janë punëtorët e sektorit privat të Kosovës. Ajo i stimuloi punëtorët e sektorit publikë që ata, jo që janë në një gjendje shumë më të mirë, por janë shumë më mirë se sa ne dhe ata punojnë shumë më pak se sa ne, ata japin për shtetin shumë ma pak se sa ne dhe ata stimulohen e ne nuk stimulohemi”, tha Azemi.

Ai tha se Qeveria i solli punëtorët e sektorit privat në një pozitë të lypësit.

“Ne kemi thënë se Qeveria me një vendim që e solli tha “unë po ua japë edhe 50 euro nëse pronari ua jep juve”, që në njëfarë forme na vuri në një pozitë të lypësit që t’i lutemi pronarit të kompanisë “allahile m’i jepë 50 euro se që po don me mi dhanë edhe Qeveria””, u shpreh Azemi.

Sipas tij, puntorët e sektorit privat janë të denigruar dhe për këtë faturën po e marrin jo vetëm kompanitë, por edhe shteti.

“Ka bërë një vendim qesharak dhe po themi në çdo aspekt, punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë jashtëzakonisht shumë të denigruar, janë shumë të shkelur dhe realisht nganjëherë, tani faktuarën po e marrin edhe pronarët e kompanive, por po e merr edhe shteti, sepse ne kemi të dhëna të frikshme për njerëzit që janë duke i liruar vendet e tyre të punës. Kemi informacione të sakta sepse gati nuk ka kompani në Kosovë që nuk është e prekur me mungesë të punëtoreve, sidomos , në mungesë të punëtorëve të kualifikuar dhe realisht këta [punëtorë a më mirë është që të iku jashtë dhe në një far forme ta mbajë veten dhe familjen e vet, apo ta mbajë veç veten, i cili nuk mund ta mbajë as veten sepse tash një argument i tillë me 250 euro nuk mund ta mbajë një person e lëre më familjen dhe kur nuk ka diçka të garantuar se sot punon e nesër nuk punon e nuk merr përgjegjësi askush”, theksoi Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat