Flet motra e deputetit të LVV-së, që u raportua se me dy mastera lutej që të mos aplikojë në konkurse publike

Aktuale

Flet motra e deputetit të LVV-së, që u raportua se me dy mastera lutej që të mos aplikojë në konkurse publike

Më: 18 maj 2023 Në ora: 17:06
Bukurije Rrustemi- Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adnan Rrustemi, ka deklaruar dje se që dy vite qeverisje nuk ka raste të nepotizmit.

Ai kishte këmbëngulur se nuk ekziston asnjë rast i tillë teksa ka shtuar se i ka lutur familjarët që të mos aplikojnë në konkurse publike.

“Nuk kam asnjë familjar që aplikon në konkurse publike. Ju lutna që të mos aplikojnë në këto konkurse. E kam një motër me dy mastera dhe i lutem që të mos aplikoj në konkurse publike. Si fenomen nuk e pranoj. Nuk ka në Kosovë raste të nepotizmit që dy vite qeverisje”, shtoi Rrustem

Lidhur me këtë, ka reaguar motra e deputetit në fjalë, Bukurije Rrustemi.

Fatkeqësisht është e vërtetë Ensar dhe shumë shqetësues fakti i sulmeve publike”, thuhet në përgjigjen e saj drejtuar gazetarit, Ensar Ramadani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat