Betimi si kryetar, Erden Atiq arrin në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Aktuale

Betimi si kryetar, Erden Atiq arrin në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:06
Erden Atiq

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka arritur në ndërtesën e komunës ku edhe pritet që ta bëjë betimin e tij si kryetar.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljani ka thënë se kanë mjaftueshëm asamblistë për të kryer procedurat e betimit.

Ceremonia e betimit pritet të nis në orën 11:00.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut pritet të bëhet betim i kryetarit të kësaj komune Erden Atiq nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i pranishëm tashmë është edhe EULEX-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat