Kasolli: Ndryshimi i pushtetit në Kosovë e Shqipëri i vështirë pa ndryshimin e opozitës

Aktuale

Kasolli: Ndryshimi i pushtetit në Kosovë e Shqipëri i vështirë pa ndryshimin e opozitës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 15:42
Afrim Kasolli

Analisti Afrim Kasolli ka bërë me dije se ndryshimi i pushtetit në Kosovë dhe Shqipëri është bërë i vështirë pa ndryshimin e opozitës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se janë interesante lidhjet e opozitës në Kosovë me pushtetin në Shqipërisë.

“Ka nje perkitje interesante ndermjet zhvillimeve politike ne Shqiperi dhe ne Kosove. Qe ndryshimi i pushtetit eshte bere i veshtire pa ndryshimin e opozitës. Ndërkohë, po ashtu edhe aleancat "intime" qe jane krijuar ndermjet opozitës ne Kosove dhe pushtetit ne Shqiperi, si dhe pushtetit ne Kosove dhe opozitës ne Shqiperi jane te cuditshme. Sepse opozita ne Kosove po pretendon qe nepermjet Edi Rames dhe mumjeve te tij burokartike ta kufizoje pushtetin ne Kosove, ose te fitoj dicka nga kjo mbeshtetje, sikur se ne zgjedhjet e fundit lokale kur kandidi i PDK-se, shpresonte se nga solidaritetit i Lali Erit, ta fitonte Prishtinën. Apo opozita ne Shqiperi nepermjet solidaritetit me Albin Kurtin t'i kundervihet Edi Rames”, ka shkruar ai.

Sipas tij, këto aleanca janë çoroditëse nga aspekti ideologjik. “Ngase e djathta liberale ne Kosove e kerkon solidaritetin politik me te majten ne Shqiperi dhe e majta ne Kosove afrohet me shume politikisht me te djathten ne Shqiperi. Por kjo strategji politiko-taktike po tregohet qe eshte iluzion. Sepse, as Albin Kurti nuk mund t'i fitojë zgjedhjet ne Shqiperi per opoziten edhe as Edi Rama ne Kosove per opoziten kosovare. Ngase ndryshimet mund te ndodhin vetem nga potencialet e brendshme, dhe se nuk mjaftojne keto aleanca te jashtme”, ka shkruar Kasolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat