Kosova futet në raportin e NATO-s

Aktuale

Kosova futet në raportin e NATO-s

Më: 21 maj 2023 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Në ditën e dytë të punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë së Parlamentare të NATO-s,  delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga deputeti Driton Hyseni, ka vazhduar takimet  bilaterale me delegacionet e vendeve anëtare të NATO-s, siç ishin takimet me delegacionin e Kanadasë, SHBA-së, Danimarkës, Gjermanisë, Sllovakisë si dhe me delegacionet e Holandës e Finlandës.

Sipas njoftimit nga Kuvendi, temat e diskutimit përfshinin kërkim-mbështetjen e Kosovës në proceset e përfshirjes sa më të madhe të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s, si dhe në institucionet e organizatat tjera ndërkombëtare.

“Gjithashtu, në sesionin e Komisionit për Politikë, Hyseni ngriti çështjen e  përfshirjes në mënyrë specifike të Kosovës  në raportin e z. Audronius AZUBALIS  'E ardhmja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s', ku përfshihen vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Pas diskutimit të kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës, raportuesi e pranoi se do të bëjë përfshirjen e Kosovës në raportin e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat