Lajçak paralajmëron takime tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Lajçak paralajmëron takime tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Më: 22 maj 2023 Në ora: 06:36
Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar diskutime tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Ai në postimin e tij në Facebook duke folur për takimin e javës së kaluar në nivel të negociatorve ka treguar për temat e diskutuara.

“Përderisa kjo javë nis me shtyllat e tjera të mandatit tim, java e kaluar ishte tërësisht e fokusuar në atë kryesore – Dialogun për normalizim. E nisa duke pritur Kryenegociatorët për një raund tjetër të negociatave të Dialogut në Bruksel. Diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë çështjet e mbetura të hapura. Ndërsa gjetja e pikës së përbashkët mund të jetë sfiduese, ne arritëm të arrijmë njëfarë progresi. Bisedimet tona do të vazhdojnë sërish në javët në vijim”, tha Lajçak.

Takimi i fundit në Bruksel kishte përfunduar pa ndonjë rezultat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat