Dëshmitari 7 pretendon se ishte ndaluar në kohën e luftës: Thotë se është trajtuar nga psikologu në Zvicër

Aktuale

Dëshmitari 7 pretendon se ishte ndaluar në kohën e luftës: Thotë se është trajtuar nga psikologu në Zvicër

Më: 23 maj 2023 Në ora: 14:08
Dëshmitari 7

Dëshmitari 7 po e vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ai është marrë në pyetje nga avokati i viktimave.

Dëshmitari 7 ka thënë se është ndaluar në kohën e luftës, dhe pasojat e asaj kohe i ka vuajtur gjatë gjithë kohës së pasluftës.

Ai ka thënë se është trajtuar nga psikologu në Zvicër, pasi kujtimet nuk i hiqeshin nga koka.

Dëshmia e tij:

Avokati i viktimave: Na dhe një fotografi të plagës që kishe në shpatull.

Dëshmitari: Po

Avokati i viktimave: Do t’iu kërkoja ta vendosni në ekran por nuk duhet të transmetohet për publikun.

Avokati i viktimave: Kur është bërë fotografia?

Dëshmitari: Qetash vonë është bërë

Avokati i viktimave: Burgosja dhe ndalimi, pati ndonjë efekt psikologjik për ju?

Dëshmitari: Po.

Avokati i viktimave: A mund t’i tregoni gjyqtarëve çfarë efekti psikologji pati për ty kjo gjë?

Dëshmitari: Për mjekim, për medikamente.

Avokati i viktimave: Nëse mundesh, nëse e ndjen, t’i tregosh trupit gjykues çfarë pasojash pati për ty dhe si i përjeton ti në jetën tënde në mendjen tënde?

Dëshmitari: Shumë keq. I kam përjetuar, kam hala mendimet s’më hiqen kurrë. Shumë më kujtohen këto. Më tmerr nuk ka.

Avokati i viktimave: Për shkak të këtyre vështirësive të është dashur të takosh ndonjë profesionistë?

Dëshmitari: Po

Avokati i viktimave: A të kujtohet kur ka ndodhur?

Dëshmitari: Edhe kështu kur jam dalë jashtë shtetit kam pas mjekime vazhdimisht. Të gjitha i kam pas të përditshme.

Avokati i viktimave: Ke takuar ndonjë psikolog?

Dëshmitari: Po. Në Zvicër atje nja dy vjet jam shkuar vazhdimisht te psikologu. Por kujtimet apët nuk më hiqen.

Avokati i viktimave: A e di se çfarë diagnoze dha psikologu, ose a të tha ndonjëherë psikologu çfarë probleme kishe nga pikëpamja mjekësore?

Dëshmitari: I tregova që e kam këtë problem, dhimbje në trup. Dhimbje koke, psiqikisht herë pas herë nuk isha mirë, kam pasur biseda me të i kam treguar, dhe ata të gjitha llojet i kanë sa i përket për qetësim e për diabet, dhimbje koke, të gjitha. Nuk di me i përshkru sa hapat i kam.

Avokati i viktimave: Pak më herët the se ke takuar psikologun për ca kohë dhe e takoje rregullisht. A ta dha ndonjëherë mendimin e vet për vështirësitë që kishe ti?

Dëshmitari: U freskojsha pak, apet i kisha qato. 2 vjet jam shku te ai.

Avokati i viktimave: Ta treguan diagnozën e problemeve që kishe?

Dëshmitari: Veç me hapa me përballu, se shumë keq je.

Avokati i viktimave: A të tha çka kishe ti?

Dëshmitari: Krejt problemet i kam gjatë luftës e këndej që kam kujtime. Nuk më fshihen prej trunit. Me marrë tulifar hapa të qetësimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat