Hoxha: Lufta e UÇK-së u mundësua nga shpërbërja e ushtrisë shqiptare

Aktuale

Hoxha: Lufta e UÇK-së u mundësua nga shpërbërja e ushtrisë shqiptare

Më: 23 maj 2023 Në ora: 18:27
Hafir Hoxha

Ish-komandanti i policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka thënë se lufta e UCK-së u mundësua me shpërbërjen e ushtrisë shqiptare.

“Prisja se do të fillonte lufta në Kosovë, por ka qenë gabimi im pasi Kosova nuk kishte qenë e gatshme në shpërbërjen e ushtrisë shqiptare”, tha Hoxha.

Hoxha, i ftuar në Info Magazine, merita të mëdha i dha edhe Shqipërisë pasi atë kohë ushtarët e UÇK-së u mobilizuan e u stërvitën për luftë në trojet shqiptare.

“Lufta e UÇK-së nuk ka mundur as të fillojë po mos të shpartallohej Ushtria e Shqipërisë dhe po të mos i kishim në dispozicion hapësirat e Shqipërisë. Shqipëria ka pasur kontributin e saj të madh pasi na ka mundësuar hapësirë që të mobilizohemi, mblidhemi e të stërvitemi për luftë”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat