Rrëfime ekskluzive për operacionin ‘Shigjeta’

Aktuale

Rrëfime ekskluzive për operacionin ‘Shigjeta’

Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Për pak ditë do të shënohet përvjetori i një prej operacioneve luftarake më të suksesshme në luftën e UÇK-së e që është i njohur me emrin Shigjeta.

Për të diskutuar për suksesin e këtij operacioni luftarak, e që për dallim nga herët tjera, në emisionin e sotëm RTK Prime është një rrëfim i protagonistëve kryesorë të këtij operacioni.

Kështu, Nexhmedin Kastrati, komandant i operacionit “Shigjeta”, bëri të ditur se në këtë funksion është emëruar nga Shtabi I Përgjithshëm, më 9 mars të vitit 1999, në Jezerc.

Ai shkurtimisht foli për mënyrën e idejimit të operacionit “Shigjeta”, që sipas tij, mori shkas nga masakra e Reçakut.

 “Shtabi I Përgjithshëm, në një nga mbledhjet që është mbajtur në Berishë, ka ardhur deri te ideja se duhet ndërmarrë diçka për t’u siguruar vija kufitare, korridoret, furnizimi, si edhe fluksi i madh i kthimit të mërgimtarëve për të hyrë në luftë, të cilët kishin arritur në Shqipëri, mungesa e kuadrove për organizimin e  tyre, u pa e nevojshëm që të organizohet një operacion ku dot ë sulmohej vija kufitare që të mundësohej kontakti me njësitë tona në brendi, që të sigurohet furnizimi me armë e gjëra të tjera”, tha Nexhmedin Kastrati, komandant i  operacionit “Shigjeta”.

E Nexhip Hajdari, shef ishtabit të “Operacioni Shigjeta”, foli për historikun e idejimit, skicimit të operacionit Shigjeta.

Ai mes tjerash tha se ishte I inkuadruar në Tiranë, me propozimin e Bislim Zyrapit, ndërkohë që si shef I shtabit të këtij operacioni është emëruar nga komandanti Nexhmedin Kastrati.

Bilall Syla, komandant i drejtimit Takti nr.2, foli për operacioni Shigjeta, që, sipas tij, ishte organizuar në tri drejtime taktike, që personalisht ishte përfshirë në drejtimit Taktik nr, 2.

“Unë kam qenë i angazhuar në taktikën nr.2 që kapte majën e Pashtrikut, që ishte pikë strategjike”, tha Bilall Syla,  komandant i drejtimit Takti nr.2, në RTK Prime.

Ndërkaq Bexhet Kuçi, zëvendëskomandant I njësisë vëzhguese TFO, foli për përgatitjen e vullnetarëve ta ardhur në Shqipëri, në përgatitjen taktik e psikologjik  në ballafaqimin me armikun, të cilët nuk kishin përvojë, derisa bëri të ditur se njësiti vëzhgues ishte në terren por mungonte njësia komanduese.

“Më 21 maj mora urdhrin për të ushtruar detyrën e udhëheqësit të njësisë diversante- vëzhguese”, deklaroi Bexhet Kuçi, zëvendëskomandant I njësisë vëzhguese TFO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat