Elezi: Shërbime sekrete ruse FSB dhe GRU operojnë në Kosovë

Aktuale

Elezi: Shërbime sekrete ruse FSB dhe GRU operojnë në Kosovë

Më: 23 maj 2023 Në ora: 21:49
Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare

Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, vlerëson se dy shërbime sekrete ruse operojnë në Kosovë.

Elezi, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, tha se shërbimet sekrete ruse FSB dhe GRU janë duke operuar në Kosovë.

“Padyshim se Kosova është në interes i veçantë veçanërisht për Serbinë që i ka dy investime rekturimin dhe propagandën – ajo shfrytëzon mekanizma të ndryshëm për propagandë”.

“Kemi pasur edhe rusë të arrestuar në Kosovë dhe dihet botërisht se dy shërbime sekrete ruse operojnë në Kosovë që janë FSB-ja dhe GRU-ja”, tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat