Çitaku: Këta nuk duan të qeverisin, duan të sundojnë

Aktuale

Çitaku: Këta nuk duan të qeverisin, duan të sundojnë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 11:31
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar sulmet e qeveritarëve ndaj prokurorëve, gazetarëve apo sindikalistëve, në raste e kohë të caktuara.

Sipas saj, këto sulme të vazhdueshme janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre.

“Sulmet e vazhdueshme të Qeverisë kundër emrave të përveçëm, prokurorëve, gazetarëve, sindikalistëve, janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre. Këta nuk duan të qeverisin. Duan të sundojnë”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo e ka quajtur nënshtrim ose stigmatizim deklaratën e mbrëmshme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila duke komentuar situatën e kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj, u shpreh se ai “e ka bishtin e zënë me dere”.

“Ose nënshtrim, ose stigmatizim. Rrugë tjetër nuk ka në mendësinë e tyre. Deklarata e djeshme e Ministres së Drejtësisë është në këtë frymë”, tha Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat