Stërnipi i Isë Boletinit s’lejon që konferenca e Pecit të mbahet pranë varrit të heroit

Aktuale

Stërnipi i Isë Boletinit s’lejon që konferenca e Pecit të mbahet pranë varrit të heroit

Më: 25 maj 2023 Në ora: 11:39
Stërnipi i Isë Boletinit

Stërnipi i Isë Boletinit nuk ka lejuar që konferenca e kryetarit të ri të Zveçanit, Ilir Pecit, të zhvillohet pranë varrit të heroit kombëtar.

Ka pasur paralajmërime se pas betimit, Peci do ta mbajë një konferencë pranë varrit të Isa Boletinit.

Mirëpo një gjë e tillë nuk është lejuar nga stërnipi i këtij të fundit.

Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci, bënë të enjten betimin në pozitat e tyre.

"Uroj që ne, tani e tutje, të jemi në nivel të përgjegjësisë më të lartë, duke ua ofruar qytetarëve të Komunës së Zubin Potokut, pa asnjë dallim, të gjitha shërbimet", tha Zeqiri.

Ceremonia e betimit të Zeqirit u zhvillua në objektin e Zyrës komunale për komunitete në fshatin Çabër të Zubin Potokut, ndërsa Peci u betua në shkollën fillore "Isa Boletini" në fshatin Boletin të Zveçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat