“A është Donald Trump?”, Haxhiu pyet Hajdarin për ekspertin që i mori një mijë euro në ditë - ja si përgjigjet

Aktuale

“A është Donald Trump?”, Haxhiu pyet Hajdarin për ekspertin që i mori një mijë euro në ditë - ja si përgjigjet

Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:08
Bekim Haxhiu dhe Rozeta Hajdari

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka pyetur të enjten ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari, se kush është eksperti që u pagua një mijë euro ditën nga buxheti i Kosovës.

Ai ekspert u angazhua nga ministria e Tregtisë, për çka Haxhiu u shpreh i habitur se si është e mundur që dikush të paguhet në një shifër kaq të lartë.

“Ndoshta keni premtuar ndryshim, por kësi ndryshimi s’e ka pritur kurrkush”, tha Haxhiu.

“Ministrja [Hajdari] e pohoi që e kanë paguar një ekspert një mijë euro ditën. A ka mundësi me na tregu se kush është ky ekspert dhe cfarë veti apo njohurish ka? A është Donald Trump, a është Bezos, Musk, kush është ky person që paguhet një mijë euro?”, e pyeti Haxhiu ministren Hajdari.

Nga ana tjetër, Hajdari tha se eskperti në fjalë ka sjell shumë propozime të mira në ministrinë që ajo e drejton.

Hajdari mori shembull se eksperti ka ofruar propozimin që si të krijohet fondi për inovacionin dhe transformimin digjital të industrisë kosovare.

"Si është e mundur që e bëni këtë [pyetje një mijë euro ditën, kur është hartuar një strategji kombëtare për herë të parë në Kosovë, për deri vizionin 2030, është eksperti nga Global Policies, apo inkubatori i politikave globale që ka bërë analizën e të gjithë sektorëve industrialë për të zbërthyer potencialin e sektorit privat se ku mund të zhvillohet më shumë”, u shpreh Hajdari.

“Ka sjell propozimet se si mund të rritet vlera e pasurive të brendshme natyrore njerëzore, ka sjell propozimin se si t’i certifikojmë produktet tona në nevojë për t’u eksportuar. Ka sjell propozimin se si ta krijojmë fondin për inovacion dhe transformim dixhital më të shpejtë të industrisë sonë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat