Musliu: Perëndimi ra në grackën ruse për “trafikimin e organeve nga shqiptarët”

Aktuale

Musliu: Perëndimi ra në grackën ruse për “trafikimin e organeve nga shqiptarët”

Më: 25 maj 2023 Në ora: 13:47
Agim Musliu

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka deklaruar se perëndimi ka rënë në grackën ruse për hetimin e “trafikimit të organeve nga shqiptarët”.

Sipas Musliut, me të njëjtën gënjeshtër edhe Rusia po përpiqet të akuzojë Ukrainën dhe Perëndimin.

“Perëndimi ra në grackën #ruse për hetimin e "trafikimit të organeve nga #shqiptarët", në luftën për çlirimin e #Kosovës nga gjenocidi #serb, në vitin 1999. Tani, me të njëjtën gënjeshtër, #Kremlini po përpiqet për të akuzuar #Ukrainë dhe Perëndimin së bashku me të”, ka shkruar ai.

Nga ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë kanë thënë se fundmi se gjoja Ukraina mund të trafikojë organe. Ata madje kanë përmendur edhe ish-Jugosllavinë, duke aluduar në gënjeshtrat se “në Kosovë ka pasur trafikim të organeve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat