Do ta udhëheqë Zubin Potokun, Zeqiri befason me deklaratën: Zyrën e kryetarit e kam parë vetëm nga jashtë

Aktuale

Do ta udhëheqë Zubin Potokun, Zeqiri befason me deklaratën: Zyrën e kryetarit e kam parë vetëm nga jashtë

Më: 25 maj 2023 Në ora: 17:39
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmi Zeqiri

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmi Zeqiri, i ftuar në FRONTAL të T7 është pyetur rreth pamundësisë së tij për të ushtruar detyrën e tij në objektin e Komunës së Zubin Potokut.

Zeqiri ka thënë se qeveria ka hapa të matur sa i përket kësaj situate, meqë nuk duhet të irritohet popullata vendëse atje.

“Nuk do ta shihja ashtu situatën. Ajo qëndron pak më ndryshe. Qeveria ka hapa të matur me këto sene. Mos me shku me hapa me një formë ku mund të irritohen një pjesë e popullatës.

Besoj që ma mirë janë këta hapa”, ka thënë Zeqiri në FRONTAL.

I pyetur për zyrën e kryetarit, Zeqiri ka thënë se ka parë vetëm nga jashtë dhe s’ka pasur rast që të futet brenda.

“Thënë të drejtën jam punëtor i kësaj komune kaherë. E kam parë prej së jashti. Nuk kam qenë edhe në zyrën e kryetarit brenda. Mirëpo përafërsisht e di ku ka qenë”, ka shtuar tutje ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat