Azemi: Edhe më 2013 ka pasur betime jashtë zyrave komunale në veri, madje edhe pa flamuj

Aktuale

Azemi: Edhe më 2013 ka pasur betime jashtë zyrave komunale në veri, madje edhe pa flamuj

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:44
Ish-nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Emir Azemi

Ish-nënkryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Emir Azemi, ka folur për betimin e kryetarëve të rinj në tri komunat veriore.

Ai tha se edhe në vitin 2014, betimi ka ndodhur në një objekt tërësisht larg objektit komunal.

“Në bazë të përvojës, në vitin 2014 për herë të parë serbët marrin pjesë në zgjedhje, betohen asamblistët, betohet kryesuesi dhe më pas edhe kryetari e ne jemi betuar në një objekt tërësisht larg objektit komunal”.

“Pra, edhe atëherë kanë ndodhur praktika të tilla. Bile, në atë kohë, fletat që janë dorëzuar për betim, vetëm komunitetet joserbe e kanë pasur stemën, madje s’është përmend kurrkund Republika e Kosovës”, tha Azemi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai, po ashtu tha se prej vitit 2014 deri në vitin 2022, vetëm në Mitrovicën e Veriut kanë ardhur mbi 5 mijë serbë të rinj për të jetuar.

“Prej vitit 2014 deri në vitin 2022 vetëm në Mitrovicë të Veriut janë lejuar të ndërtohen mbi 1 mijë ndërtesa, që i bie 5 mijë banorë serbë janë ardhë ndërsa nuk është lejuar një kotec i vogël për shqiptarët të ndërtohet”.

“Mos të harrojmë edhe një fakt, para vitit 1999, Mitrovica e Veriut ishte me një popullsi prej 80 për qind e shqiptarëve. Nuk duhet të na vijë turp të themi se Mitrovica e Veriut si pasojë e spastrimit etnik është bërë me shumicë serbe”, tha Azemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat