“Jam në zyrë”: Atiq flet për situatën në veri

Aktuale

“Jam në zyrë”: Atiq flet për situatën në veri

Më: 26 maj 2023 Në ora: 13:46
Erden Atiq

Erden Atiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet në veri për mediumin Kallxo.

Atiq ka treguar se i ka dëgjuar sirenat, duke shtuar se tashmë ato janë ndalur.

Tutje, kryetari i Mitrovicës së Veriut, që vjen nga radhet e LVV-së, thotë është në objektin e komunës.

“Alarmin e kam dëgjuar edhe unë, më herët sepse tani është ndal” –tha kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut.

“Po, sot unë jam këtu, në objektin e komunës, në zyrë. Nuk di më shumë detaje, unë jam këtu, po punoj kam takime…” – ka deklaruar Atiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat