Tensionet në Zveçan, rreth 30 gazetarë shqiptar dhe serb ngujohen në një lokal

Aktuale

Tensionet në Zveçan, rreth 30 gazetarë shqiptar dhe serb ngujohen në një lokal

Më: 29 maj 2023 Në ora: 17:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Rreth 30 gazetarë shqiptarë dhe serb kanë mbetur të ngujuar në një lokal në afërsi të objektit të komunës së Zveçanit, sipas kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

Sipas tij, serbët e maskuar janë duke hedhur bomba me benzinë ​​drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës.

“Me rreth 30 gazetarë, shqiptarë dhe serbë jemi ngecur në një kafe afër ndërtesës së komunës.

Serbët e maskuar po hedhin bomba me benzinë ​​drejt forcave të NATO-s gjatë gjithë kohës”, ka shkruajtur ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat