Presidentja Osmani dënon sulmet ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve

Aktuale

Presidentja Osmani dënon sulmet ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve

Më: 29 maj 2023 Në ora: 18:29
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dënuar veprimet e serbëve në veri të vendit, ku sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët.

Osmani tha se këto akte të papranueshme dhune duhen të dënohen sipas saj, nga të gjithë, njofton Klankosova.tv.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët”, shkroi Osmani.

“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat