Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

Aktuale

Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

Më: 29 maj 2023 Në ora: 20:02
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin pas ngjarjeve të fundit në veri të Mitovicës.

Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka thënë se sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë!

“Më vëmendje, por edhe me shqetësim, po i përcjell zhvillimet në veri të vendit. U bëj thirrje të gjitha palëve që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për qetësimin e situates”, tha ai.

Po ashtu, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të mos ndërmarrë asnjë veprim pa koordinim të plotë me aleatët – ShBA, BE dhe NATO.

“Gjendja e krijuar kapërcehet vetëm me veprime politike”, tha Haradinaj.

Më herët reagoi edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai kërkoi nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti mbledhje ugjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat