Bildt: Militantët serbë duke sulmuar NATO’n, kjo është më e keqja që e kemi parë ndër vite

Aktuale

Bildt: Militantët serbë duke sulmuar NATO’n, kjo është më e keqja që e kemi parë ndër vite

Më: 29 maj 2023 Në ora: 21:23
Sulmet ne veri

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga veriu, ku shihet derisa protestuesit serbë ushtrojnë dhunë mbi ushtarët e KFOR-it, duke lënë dhjetëra prej tyre të lënduar rëndë.

Bildt ka thënë se pamjet e sotshme janë më të rëndat për shumë vite.

“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite.

Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka thënë Bildt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat