Pacolli dënon sulmet e sotme, i bën thirje Qeverisë për koordinim me aleatët amerikanë dhe evropianë

Aktuale

Pacolli dënon sulmet e sotme, i bën thirje Qeverisë për koordinim me aleatët amerikanë dhe evropianë

Më: 29 maj 2023 Në ora: 21:52
Kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli

Kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli ka dënuar sulmet e sotme ndaj KFOR-it, policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të vendit.

Pacolli i bën thirrje qeverisë që të rikthehet traditës disa dekadëshe të ndërtuar në Republikën e Kosovës për koordinim me aleatët amerikanë dhe evropianë.

Shkrimi i plotë:

Dënoj fuqishëm sulmet e sotme ndaj KFOR-it, policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të Republikës së Kosovës. Gjithashtu shpreh shqetësimin tim për eskalimin e situatës dhe bëj thirrje që të ndalen sulmet e nxitura dhe të orkestruara nga Beogradi.

Në të njëjtën kohë shpreh idenjatën time me veprimet e pakoordinuara të qeverisë së Republikës së Kosovës. Injorimi i kërkesave të aleatëve të vendit tonë dhe moskoordinimi i veprimeve nuk janë në interesin e Republikës së Kosovës me aleatet. Për këtë i bëj thirrje qeverisë që të rikthehet traditës disa dekadëshe të ndërtuar në Republikën e Kosovës për koordinim me aleatët amerikanë dhe evropianë.

Sovraniteti dhe integriteti i Republikës së Kosovës mbrohet vetëm kur kemi koordinim me garantuesit e sigurisë së Republikës së Kosovës, aleatët amerikanë dhe evropianë në NATO.

Këto pamje të ditëve të fundit dhe posaçërisht sot, të eskalimit të gjendjes në veri, nuk ndihmojnë Republikën e Kosovës dhe vetëm e fusin vendin tonë në konfrontim të panevojshëm me aleatët, në kohën kur kemi më shumë nevojë për progres dhe zhvillim duke promovuar bashkërendimin me aleatët tanë.

Të lënduarve ju deshiroj shërim të shpejtë dhe le të shpresojmë që gjendja të normalizohet dhe mospajtimet të adresohen duke u koordinuar me aleatët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat