Erli Murati: Nuk besoj se do ketë ndryshim në diplomacinë amerikane për çështjen e Kosovës

Aktuale

Erli Murati: Nuk besoj se do ketë ndryshim në diplomacinë amerikane për çështjen e Kosovës

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 19:01
Erli Murati

Gazetari Erli Murati, i ftuar në ‘Task Force’ ka komentuar tensionet në Kosovë, ku u shpreh se prioritet ngelet stabiliteti i vendit.

Murati theksoi ndër të tjera se nuk beson se do ketë ndryshim në diplomacinë amerikane për çështjen e Kosovës.

"Patjetër që në këtë ''skakerë'' rolin kryesor e luan faktori ndërkombëtar dhe kryesisht unë nuk i di gjithë pjesëmarrësit në forumin e Moldavisë ose Bratislavës por patjetër që ShBA  janë violinë e parë   dytë dhe e tretë, dhe ndoshta shtatë vendet e tjera janë bosh, përsa i përket drejtimit strategjik që duhet të ketë Ballkani.

Në diplomaci marrëdhëniet mes shteteve janë pak a shumë si marrëdhëniet mes njerëzve që do thotë kur ka një konflikt apo përplasje fiton më i forti dhe jo më i drejti, në rastin konkret patjetër që Serbia është shtet më i fuqishëm se Kosova dhe Shqipëria por fatmirësisht pesha e faktorit ndërkombëtar është disa herë më e madhe se e Serbisë.

Nuk besoj që ka një ndryshim strategjik, siç e tha dhe Vuçiç nuk besoj se ka ndryshim në diplomacionë amerikane për çështjen e Kosovës, unë besoj se qeveria amerikane vazhdon të qëndorjë deri sa të ketë një njohje të ndërsjellte mes dy shteteve por nga ana tjetër funksionon edhe parimi i prioritetit. Nëse deri dje në 99-tën ka qenë prioritet absolut çlirimi i Kosovës, ose në 2008 pavarësia, ndërsa tani është stabiliteti i Kosovës dhe i rajonit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat