Ramabaja flet për sjelljet e Vuçiqit: Natën me petkun e ujkut, në Moldavi u shfaq si Papa

Aktuale

Ramabaja flet për sjelljet e Vuçiqit: Natën me petkun e ujkut, në Moldavi u shfaq si Papa

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 20:12
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja tha se presidenti serb Vuçiç po tenton të pozicionohet fuqishëm në mënyrë që të arrijë objektivin e tij, aneksimin e veriut të Kosovës.

I ftuar në Euronews Albania, Ramabaja tha se Vuçiç i cili “sillet si ujk” në takimin në Moldavi “veshi veladonin e Papës”, në mënyrë që të shfaqet sa më mirë.

“Çfarë po ndodh tashmë është publike dhe po shikohet, sepse kemi përpjekje imediate nga ana e presidentit serb që paradreke dhe në orët e hershme të mëngjesit dhe natës është me petkun e ujkut, ndërkaq në takime si ky në Moldavi atje, paraqitet në tryeza atje si të ishte me veladonin e Papës.

Ai po bën përpjekje që të pozicionohet më fuqishëm për të realizuar objektivin e tij, aneksimin e veriut të Kosovës, përmes një autonomie territoriale”,-tha Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat