Ilir Gashi: KQZ-ja e gatshme për zgjedhje të reja në veri

Aktuale

Ilir Gashi: KQZ-ja e gatshme për zgjedhje të reja në veri

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 23:42
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka thënë se KQZ-ja është e gatshme për zgjedhje të reja në veri të vendit.

Në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se i mbetet presidentes Vjosa Osmani që t’i shpallë zgjedhjet.

“Realisht ne si institucion nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ne gjithmonë jemi të gatshëm që detyrat dhe përgjegjësitë tona t’i kryejmë konform ligjit dhe kushtetutës”.

“U takon institucioneve relevante që në qoftë se vijnë në përfundime të tjera, jashtë atij procesit që ka ndodhur së fundmi me zgjedhjet në veri të Republikës së Kosovës”.

“Unë nuk mund të paragjykoj se si do të sillen ata [kryetarët aktualë] sepse ata janë kryetarë të zgjedhur dhe ne kemi shpallur një rezultat dhe mbi atë bazë ata janë duke ushtruar detyrat e tyre”.

“Por, i mbetet ekskluzivisht presidentes të gjejë një datë, në qoftë se ka një dakordancë të tillë rreth zgjedhjeve të parakohshme për katër komunat në veri”.

“I mbetet presidentes që të vijë në përfundim sepse ajo duhet t’i shpallë zgjedhjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat