Krasniqi: E trishtueshme si janë krijuar kontigjentë të njerëzve që mendojnë politikisht si idiotë

Aktuale

Krasniqi: E trishtueshme si janë krijuar kontigjentë të njerëzve që mendojnë politikisht si idiotë

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 15:55
Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet e fundit, posaçërisht komentet kundër NATO-s e ShBA-së.

Ai ka shkruar se është e trishtueshme që si shoqëri është lejuar të krijohen kontigjentë të mëdha të njerëzve që politikisht mendojnë si idiotë.

“Është e trishtueshme që si shoqëri kemi lejuar të krijohen këto kontigjente të mëdha të njerëzve që politikisht mendojnë si idiotë. Është dashur të gjendej mënyra e duhur që të edukoheshin drejt politikisht. Pra, është dashur t’i bënim të kuptonin edhe këto gjëra: 1. Kosova është çliruar nga NATO, 2) Marrëveshja Ushtarake-Teknike e NATO-s me Jugosllavinë i ka larguar forcat serbe nga Kosova, 3. Rezoluta 1244 është në fuqi dhe KFOR në kuadër të saj është kompetent për sigurinë e vendit tonë, 4. Kosova si shtet mund të mbijetojë vetëm kur e ka mbrojtjen e SHBA dhe të NATO-s dhe prandaj duhet të jetë lojale ndaj tyre.” – shkroi ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë

Është e trishtueshme që si shoqëri kemi lejuar të krijohen këto kontigjente të mëdha të njerëzve që politikisht mendojnë si idiotë. Është dashur të gjendej mënyra e duhur që të edukoheshin drejt politikisht. Pra, është dashur t’i bënim të kuptonin edhe këto gjëra: 1. Kosova është çliruar nga NATO, 2) Marrëveshja Ushtarake-Teknike e NATO-s me Jugosllavinë i ka larguar forcat serbe nga Kosova, 3. Rezoluta 1244 është në fuqi dhe KFOR në kuadër të saj është kompetent për sigurinë e vendit tonë, 4. Kosova si shtet mund të mbijetojë vetëm kur e ka mbrojtjen e SHBA dhe të NATO-s dhe prandaj duhet të jetë lojale ndaj tyre. Fatkeqësisht shumë njerëz, veçmas nga gjeneratat e reja, këtë gjë nuk e dinë fare. Pse? Sepse një rrymë idiote mendimi populist ua ka prishur mendjen. I ka bërë histerikë, antiamerikanë, antidemokratikë, antikombëtar. Kjo rrymë idiote mendimi rrënjët i ka te enverizmi, i cili e pati armiqësuar Shqipërinë me Perëndimin deri në idiotizëm, aq sa edhe kur nuk kishin bukë, mendonin se si ta mposhtin “imperializmin amerikan.” Edhe këta brekëgrisurit tanë të tashëm ashtu janë, e quajnë vetëm “sovranistë” ndërsa fshehen pas KFOR-it dhe realisht nuk mund ta trembin as macen prej përsheshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat