​KFOR: Kërkojmë nga protestuesit të shmangin veprimet e dhunshme

Aktuale

​KFOR: Kërkojmë nga protestuesit të shmangin veprimet e dhunshme

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 19:22
KFORI-i

Ushtarët e KFOR-it të Komandës Rajonale-Lindje nga Kompania Italiane, kanë qëndruar në Leposaviq, gjatë gjithë javës, duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët atje.

Komanda Rajonale-Lindje ka kërkuar nga të gjithë protestuesit të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin veprimet e rrezikshme apo të dhunshme.

“Ushtarët e Forcave të Kosovës (KFOR), Komanda Rajonale-Lindje (RC-E), nga Kompania Italiane e bashkangjitur në 2-151 Inf. Bn., Ekipi Luftarak i Brigadës 76 të Këmbësorisë, qëndron gati në objektin e Komunës së Leposaviqit të premten, 3 qershor 2023. Ushtarët e RC-E kanë ofruar siguri në Leposaviq gjatë gjithë javës për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës. RC-E njeh të drejtën për protesta paqësore dhe mbështet dialogun konstruktiv.

Kërkojmë nga të gjithë protestuesit të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin veprimet e rrezikshme apo të dhunshme. Komanda Rajonale-Lindje, si pjesë e KFOR-it, është e përkushtuar ndaj të gjitha komuniteteve të Kosovës sipas mandatit të KS të OKB-së 1244 të vitit 1999”, thuhet në reagimin e kësaj komande, ku janë publikuar edhe disa fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat