Osmani uron Slloveninë pasi u bë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit

Aktuale

Osmani uron Slloveninë pasi u bë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 23:20
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Slloveninë pasi ky shtet mori votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Osmani këtë e vlerësoi si një hap të rëndësishëm për paqen e sigurinë globale.

“Urime të përzemërta miqve dhe aleatëve tanë të dashur në Slloveni ndërsa përgatiten të zënë vendin e merituar në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Një hap i rëndësishëm për Slloveninë, rajonin tonë dhe paqen dhe sigurinë globale”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat