Analistët: Pas raportimit të Escobar do të dihet qëndrimi i Uashingtonit

Aktuale

Analistët: Pas raportimit të Escobar do të dihet qëndrimi i Uashingtonit

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Emisari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të raportojë sot në Shtëpinë e Bardhë, nëse ka pasur ose jo sukses vizita e tij gjatë kësaj jave në Kosovë e Serbi. Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se raporti do të përfshijë kryesisht deklaratat e bëra publike tashmë nga vetë Escobar.

Askush nuk mund të thotë me saktësi se çfarë do të jetë qëndrimi i Uashingtonit për Kosovën.

Megjithatë njohës të rrethanave politike në vend thonë se në të ardhmen Kosovës mund t’i vihen sanksione të tjera.

Të paktën kështu konsideron profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu.

 “Sigurisht që mund të priten sanksione për të cilat ata Uashingtoni) vendosin. Se çfarë do të vendosin tani, është e vështirë m'u parapa por mbetet të shihet”, tha ai. 

Qëndrimi i Uashingtonit për Kosovën do të jetë i njëjtë me deklaratat e bëra publike nga emisari Gabriel Escobar.

Kështu thotë njohësi i rrethanave politike, Flamur Hyseni.

Më tej, ai thotë se qytetarët duhet të kuptojnë se Escobar nuk është në Kosovë në mënyrë private, ai në vazhdimësi paraqet kërkesat e SHBA-së.

 “Duhet kuptuar që Eskobar nuk është aty në mënyrë private, nuk është përfaqësues i shoqërisë civile, ai është përfaqësues i një shteti në këtë rast SHBA-së i cili e ka dërguar për të lehtësuar procesin e dialogut. Ai (Escobar) do të bëjë një raport dhe mbetet të shihet nëse ai raport ka qenë në përputhshmëri me detyrat dhe përgjegjësitë që i ka”, tha Spahiu.  

Ndryshe në Prishtinë një pjesë e opinionistëve kanë kritikuar mënyrën se si Escobar i është qasur Kosovës, kurse një pjesë tjetër i kanë rekomanduar qeverisë që të ndryshojë kursin e veprimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat