“Drafti i Ramës për Asociacion, skandal historik”/ Ngjela shpërthen ndaj kryeministrit

Aktuale

“Drafti i Ramës për Asociacion, skandal historik”/ Ngjela shpërthen ndaj kryeministrit

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 13:44
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi propozimin e kryeministrit Rama për krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe në veri.

Ngjela e cilësoi dorëzimin e draft-statutit në Gjermani dhe Francë si një skandal historik të Tiranës zyrtare. Avokati theksoi se shteti i Francës nuk ka punë me territoret shqiptare, pasi gjatë historisë ka qenë faktor kyç për lënien jashtë të territoreve të Shqipërisë.

Ai tha se Kosova duhet të ndjekë vetëm politikën amerikane dhe Washingtonin.

“Ishte një skandal historik i Tiranës. Ç’punë ka Franca me territorin shqiptar? E di kryeministri Rama që Franca në vitin 1912 ka qenë autori kryesor që shqiptarët humbën 2/3 e territorit, i mori Serbia me Greqinë edhe Mali i Zi. Franca është shtet që gjithmonë ka qenë kundër territorit të gjerë të Republikës së Shqipërisë. As presim gjë fare nga ata, ne jemi nën suzerenitet amerikan. Politika amerikane na dha një shtete atë që na i kishte marrë politika franceze.

Ata prapë lëvizin me këto gjëra, kanë gjetur Ramën tani. Rama të kthehet në Shqipëri, t’i lejë në punët e vetë kundërshatrët e Shqipërisë. Hajdeni në Shqipëri dhe bashkojuni me politikën amerikane. Vetëm politikana amerikane i ka njohur zgjedhjet në veri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat