Kurti në Paradën e Krenarisë, vjen reagimi nga deputeti i VV-së

Aktuale

Kurti në Paradën e Krenarisë, vjen reagimi nga deputeti i VV-së

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 07:44
Albin Kurti në Paradën e Krenarisë

Të shtunën në Prishtinë është mbajtur Parada e Krenarisë, ku për herë të parë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga sheshi kryesor i Prishtinës, ai premtoi se do të kujdeset për ta kaluar në Kuvend Kodin Civil kur të dërgohet për miratim.

Megjithatë Kurti brenda partisë së tij ka disa deputetë që kanë shprehur kundërshtitë e tyre për projekt Kodin Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Një nga ta është edhe deputeti Gramos Agusholli.

I njëjti ka bërë një reagim sot në profilin e tij, duke shkruar “Përgjithmonë familja. Shnosh’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat