Sot në Parlamentin Evropian diskutohet për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Aktuale

Sot në Parlamentin Evropian diskutohet për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 06:57
Parlamenti Evropian

Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të ngritet sot edhe në Parlamentin Evropian, njoftoi këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, e cila gjithashtu kishte qenë edhe Kryetare e Komunës së Preshevës.

Postimi i plotë:

“Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e radhës do të jetë Parlamenti Evropian”.

“Së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat