Konjufca: Çlirimi i Kosovës, shembulli më i spikatur i bashkëveprimit mes faktorit vendor dhe ndërkombëtar

Aktuale

Konjufca: Çlirimi i Kosovës, shembulli më i spikatur i bashkëveprimit mes faktorit vendor dhe ndërkombëtar

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 11:55
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, në 24 vjetorin e çlirimit të Republikës së Kosovës ka thënë se populli i Kosovës ka dhënë shumë mund për këtë ditë.

“Sot është 24 vjetori i çlirimit të Kosovës nga Serbia. Çlirimi i Kosovës është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm në mes faktorit vendor dhe bashkësisë ndërkombëtare. Për neve ishte data e ardhjes së lirisë, një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, kontribut në çlirimin e Kosovës kanë dhënë edhe plani ndërkombëtar.

“Por ishte po ashtu edhe sukses i madh në planin ndërkombëtar, sepse dita e çlirimit të Kosovës konspiroi në ndaljen e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës”, tha Konjufca.

“Kjo nuk do të mund të arrihej pa miqtë tanë ndërkombëtar, por kjo ndodhi edhe për arsye se kauza jonë ishte shumë e drejtë. Ne krejt çka po kërkonim si popull ishte që ta hiqnim okupimin pushtimin serb shekullor në Kosovë”, tha Konjufca.

Ai po ashtu tha se për këtë ditë populli i Kosovës ka dhënë shumë dëshmorë dhe martirë dhe se populli i Kosovës ka dhënë shumë sakrifica për çlirim.

“Për këtë ditë po ashtu dhamë edhe shumë, dhamë dëshmorët tanë, i dhamë martirët e Kosovës dhe kishte shumë sakrifica e mund të popullit tonë për çlirim, prandaj do të kujtohen gjithmonë pasi janë themelet e themelimit të shtetit tonë”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat