24 vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu: Adem Jashari u flijua me gjithë familje për lirinë e vendit

Aktuale

24 vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu: Adem Jashari u flijua me gjithë familje për lirinë e vendit

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 13:18
Bekim Haxhiu

Në 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka falënderuar komandantin legjendar Adem Jashari që u flijua për lirinë e vendit.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se liria ka ardhur vetëm me luftën e UÇK-së dhe mbështetjen e SHBA-së.

Tutje, ai tha se prijësit e projektit madhështor për çlirim sot ndodhen prapa grilave, e kjo vetëm për fajin se i dolën zot atdheut.

Postimi i plotë:

Faleminderit komandanti ynë legjendar Adem Jashari që u flijove me gjithë familje për lirinë e vendit. E zgjove popullin nga litargjia, nga ai durim i tejzgjatur se pa lufte s'ka liri.

Liria erdhi vetëm me luftën e UÇK-së dhe mbështetjen e ShBA- së e aleatëve tanë.

Prijësit e projektit madhor për çlirim janë prapa grilave për fajin e vetëm se i dolën zot atdheut kur ishte momenti.

Ata nuk u vonuan, vepruan në kohë, të tjerët që hezituan janë zgjuar vonë, pasi ka kaluar ora e historisë.

Historia e luftës çlitimtare nuk do të mund të ndryshohet as ndër shekuj e lëre me në këto dy,- tre vite.

Lum ai që del ballëhapur për kontributin që dha në këtë projekt ndër më i madhi kombëtar.

Gëzuar Kosovë!

Lavdi të rënëve për liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat