Gjobiten dy shoferë në Gjilan

Aktuale

Gjobiten dy shoferë në Gjilan

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Policia në Gjilan ka gjobitur dy shoferë, të cilët kishin tejkaluar në vijë të plotë.
Kështu ka bërë të ditur Drejtoria rajonale.
Ajo përmes postmit zyrtar ka bërë të ditur se shoferët kanë tejkaluar shpejtësinë e caktuar.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik në dy lokacione të ndryshme, kanë identifiku dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre, ku kanë tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108 km/h, gjersa tjetri po në zonën 50 km/h tejkalon shpejtësinë në 90 km/h”, thuhet në njoftim.

Njëri prej tyre u gjobit me treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej gjashtë (6) muaj, ndërsa tjetri me gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse për tre (3) muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat