Pas vendosjes së flamurit kombëtar, Shqiprim Arifi ftohet nga gjykata në Serbi

Aktuale

Pas vendosjes së flamurit kombëtar, Shqiprim Arifi ftohet nga gjykata në Serbi

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:17
pamje

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se është ftuar të paraqitet në një gjykatë në Serbi, me arsyetimin se Komuna ka shkelur ligjet e shtetit me rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike.

“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykaten e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike”, shkroi Arifi.
Ai madje  publikoi  edhe ftesën e gjykatës.
Kjo ftesë dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajm gjithmonë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat